Dragan Danev nga VMRO-DPMNE ka thënë se Talat Xhaferi është në mënyrë jolegale zgjedhur kryetar i Kuvendit dhe se poashtu në mënyrë jolegale është ulur në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
“VMRO-DPMNE do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe do të vazhdoj të mbroj interesat më të larta shtetërore dhe nacionale”, ka thënë Danev.
Ai poashtu ka thënë se është e palejueshme që të arrestohen njerëz të pafajshëm.

