Partia më e madhe opozitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE përmes një statusi në Facebook sonte njoftoi se duke filluar nga nesër do të nisi publikimin e tenderëve kriminalë të kryetarëve të mëparshëm nga LSDM dhe BDI, shkruan InfoShqip.com
“Po fillojmë me shpalljen e tenderëve kriminalë të kryetarëve të mëparshëm nga LSDM/BDI.
Nesër në ora 11:00 në një konferencë për media do të zbulojmë se si një kryetar i Shkupit përmes tenderit skandaloz për ndriçimin e rrugëve ka kryer një krim prej mijëra eurosh. Na ndiqni”, thuhet në postimin e tyre në Facebook. /InfoShqip.com