VMRO-DPMNE ka reaguar sot se të paraburgosurit për ndodhitë e Kuvendit më 27 prill janë viktimë e përndjekjes politike që e ndjejnë inkuizicionin e shekullit 21 në lëkurën e vet. Procedura kundër tyre është kundërligjore dhe e pabazë që nga fillimi. Mosrespektimin e ligjeve gjatë paraburgimit e ka konfirmuar edhe Avokati i popullit, fakt që heshti edhe Prokurorinë publike dhe gjyqin”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.
Maqedonia nuk do të jetë një vend demokratik për aq kohë sa njerëzit të ndalohen vetëm për shkak se kishin guximin të shprehnin mendimin e tyre dhe të kundërshtonin publikisht politikat me të cilat nuk pajtohen. Nuk do të ketë atmosferë për diskutim konstruktiv në Maqedoni, përderisa deputetët, artistët, mjekët, arkitektët, aktorët, këngëtarë opera dhe oficerët e policisë janë shpallur terroristë.
“Dhjetra patriotë të pabazë janë në paraburgim . Ata janë viktimë e inkuizicionit politik që po ndodh në Republikën e Maqedonisë. Organet gjyqësore duhet të jenë të lira nga presioni dhe të marrin vendimet e tyre ekskluzivisht në përputhje me normat ligjore pozitive. Gjyqësori i pavarur është e drejta e qytetarëve, të cilat nuk duhet të pengohet”‘ thonë nga VMRO-DMPNE .
Sipas tyre, gjykatësit janë bërë të dëgjuar partiak dhe ushtarë partiak dhe se Maqedonia është në terr dhe se nuk ka shtet të së drejtës.
VMRO-DPMNE–ja konsideron se gjykatat e kanë shkelur parimin e paanësisë dhe se i kanë minuar themelet e një shteti të drejtë maqedonas. Për këtë parti politike, vendimet e Gjykatës së Apelit janë skandaloze dhe nuk bazohen në fakte dhe dëshmi./Almakos