VMRO –DPMNE ka akuzuar zëvendëskryeministrin Artan Grubi se ka harxhuar 30 mijë euro për të larë veturat. Sipas tyre, Grubi ka shpenzuar edhe mijëra euro për të përditësuar veb faqen e ministrisë dhe për lule.
“Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendës kryeministri Artan Grubi, i kanë harxhuar 30 000 euro për gjëra të panevojshme. Ministria e sapoformuar dhe zëvendës kryeministri i sapoemëruar kanë nënshkruar tender prej 350 000 denarësh për larje të automobilave”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë, nga LSDM-ja akuzuan kryetarët e VMRO-DPMNE-së janë shembull i përtacisë dhe shpenzimit të parave të qytetarëve në kohë krize. /SHENJA/