Përzgjedhja me dhunë dhe kriminele e kryetarit të Kuvendit do të jetë një hyrje në formimin e institucioneve paralele, akt të cilën e dëshirojnë të gjithë ata që e mohojnë shtetin e Maqedonisë, kanë porositur nga VMRO-DPMNE.
“VMRO-DPMNE do t’i përdorë të gjithë mjetet demokratike që të kundërshtoj skenarët e tilla të errëta dhe antishtetërore të kriminelit Zaev. Populli nuk do të qëndroj i qetë dhe të shoh se si dikush e suspendon demokracinë, Kushtetutën dhe Ligjet. Qytetarët nuk do të lejojnë që Maqedonia të bëhet dygjuhëshe dhe shtet i federalizuar”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.
Më tej në komunikatë thuhet se Zaev këtë nuk e kupton dhe me këmbëngulje dëshiron ta realizoj Platformën e Tiranës e cila, thonë ata, është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
Sipas tyre zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja parlamentare.

