Deputetë e VMRO-DPMNE e përkrahin vendosmërinë e nënave në gjithë Maqedoninë të cilët siç kanë informuar më herët kanë mbledhur 11 mijë nënshkrime për vazhdimin e pushimit të lindjes.
Ju kujtojmë se si deputet edhe më herët e kemi përkrahur këtë nismë qytetare e cila ishte refuzuar nga deputetë e LSDM dhe në të njëjtën kohë si mbështetje parashtruam Ligj i cili i kishte të njëjtat kërkesa nga nisma e grave. Kuptohet deputetë e shumicës parlamentare si dhe nisma jonë ishte refuzuar dhe me këtë nuk u miratua ligji për vazhdimin e pushimit të lindjes. Konsiderojmë se 11 mijë nënshkrimet e grumbulluara janë të mjaftueshëm dhe tregues serioz për këtë se kjo problematikë patjetër që të hapet debat serioz dhe publik në Kuvendin e Maqedonisë dhe me argument që të veprohet si duhet. Edhe një herë i inkurajojmë deputetë e LSDM, të qëndrojnë në anën e qytetarëve në rastin e nënave dhe në vend të interesave partiake që ti mbrojnë interesat e atyre që i kanë votuar dhe ato që i përfaqësojnë në kuvend thuhet në komunikatën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE.