Maqedonia po ngulfatet në ajrin gjithnjë e më të ndotur, ndërsa
Qeveria e LSD-së ende nuk ka dalë me masa kundër ndotjes. A duhet njerëzit të vdesin që të dalim
me masa konkrete, pyet VMRO-DPMNE-ja në një kumtesë të lëshuar sot lidhur me ndotjen e ajrit në
vend.
“Tashmë gjashtë muaj LSD premton por asgjë nuk ka ndërmarrë që të ulet ndotja e ajrit në
Republikën e Maqedonisë. Përgjegjësia e plotë dhe të gjitha institucionet të cilat duhet të reagojnë janë në duart e LSD-së.
Nevojiten masa menjëherë. Stop për populizmin, dhe premtimet e rrejshme. Në pyetje është shëndeti i njerëzve. Në vend të populizmit të lirë dhe përpjekjeve dekarative nevojitet veprim i menjëhershëm.
Para së gjirhash Qeveria, por Shilegov dhe të tjerët kryetarë të komunave të LSD-së në vend të parakalimit duhet të përveshin mëngët dhe të fillojnë të ndërmarrin masa për ajër më të pastër. Qytetarët presin rezultate.
Ndotja disa herë e tejkalon kufijtë e lejuar. Parametrat tregojnë se pjesëzat PM10 në Shkup tejkalojnë 200 mikrogramë në një metër kuv ajër, ndërsa më kritike është Lisiçja ku pjesëzat PM kanë tejkaluar 350 mikrogramë në metër kub. Njëjtë si në Shkup është alarmante edhe në Tetovë, Manastir dhe Kumanovë”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Data 19.09.2025
Aktuale
- A mund të hanë macet mjedra? Shije freskuese apo rrezik i fshehur?
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it