LSDM dëshiron të zbatoj skenarë të dhunshëm për të marrë pushtetin, por kjo nuk do të kaloj, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se dalje nga kjo krizë politike është “Manifesti për Maqedoni të vetme”.
“Ata janë të gatshëm edhe me forcë të shkelin vullnetin e popullit, interesat nacionale dhe shtetërore. Për këtë shkak revolti rritet për çdo ditë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.