VMRO-DPMNE ka thënë se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i përkrahur nga LSDM, ka filluar të zbatoj gjuhën shqipe si gjuhë me të cilën do t’i drejtohet opinionit përpos gjuhës maqedonase, duke treguar se si do të filloj të zbatohet dygjuhësia në vepër.
“Qytetarët e Maqedonisë mund të shohin vetëm një segment të vogël se si do të funksionojnë institucionet pasi që LSD do të ndërmerr pushtetin- dygjuhësi e plotë në të gjitha segmentet e pushtetit në nivel lokal dhe qendror, bankënota dhe uniforma, debate për ndryshim të simboleve shtetërore, ndryshim të emrit si dhe faza finale e planit të Tiranës, federalizmi i Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Zaev, siç thonë nga VMRO-DPMNE, është i gatshëm të realizoj Platformën e Tiranës, për të ardhur në pushtet, me shpresë së nga “pozita e pushtetit do të shpëtoj nga ndjekja penale për numrin e madh të veprave penale që i ka bërë”.
“Krimineli Zaev duhet të dijë se krimet të cilat I kanë bërë nuk vjetrohen shpejt dhe për të njetat do të përgjigjet”, thuhet në reagim të VMRO-DPMNE-së.