Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se Këshilli Gjyqësor emëroi një gjyqtar të BDI-së për kryetar të Gjykatës Supreme.
Nga kjo parti gjithashtu thonë se e gjithë kryesia LSDM-së është peng i BDI-së dhe bën çfarë të dojë BDI-ja.
“Si mund të ketë luftë efektive kundër korrupsionit kur aktorët kryesorë në qarqet gjyqësore dhe prokuroriale janë bandat e BDI-së dhe LSDM-së?
Lufta e LSDM-së është një luftë për strukturat kriminale në drejtësi që janë nën kontrollin e tyre dhe që synojnë shpëtimin e të afërmve të tyre në procedim penal. LSDM është nervoz për sulmet ndaj VMRO-DPMNE-së, sepse ne i kemi shpallur luftë kriminelëve në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ata në gjyqësor”.
“LSDM është mësuar me gjyqtarë si Nakje Georgiev, Ilija Trpkov, Daniela Aleksovska Stojanovska dhe prokurorë si Ixhet Memeti. Prandaj lufta është për mbrojtjen e njerëzve si ata, të cilët ndjekin urdhrat”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.