Partia opozitare, VMRO-DPMNE, me propozim-ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike, thonë se nuk do të kërkojnë amnisti për funksionarët e akuzuar, ndërkaq do të propozojnë procedurë, sipas të cilës do të ndërrohet ekipi aktual i PSP-së, në krye me Katica Janevën, njofton Portalb.mk.
“Absolutisht që propozojmë ekip të ri të PSP-së, askush nuk është i përjetshëm. Në një shtet demokratik, në një institucion të tillë çdokush duhet të jetë subjekt i zgjedhjes dhe rizgjedhjes. Përjetësi ka pasur në shoqërinë feudale. Në do të propozojmë proces të ri, se kush do të zgjedhet ajo është tjetër punë”, thotë për Portalb.mk, kryenegociatori i VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinoski, duke shtuar se juristë të theksuar po punojnë në përgatitjen e propozim-ligjit të ri për PSP-në dhe se shumë shpejtë do ta mbarojnë dhe do ta dorëzojnë në Ministrinë e Drejtësisë.
Në lidhje me akuzat e opozitës se VMRO-DPMNE-ja po kërkon “amnisti të fshehtë”, Menkinoski i hedh poshtë këto deklarata, duke theksuar se mu LSDM-ja është e njohur për amnisti.
“Amnisti ka, por për Katica Janevën, domethënë LSDM kërkon amnisti për Janevën, për rastet pas 30 qershorit 2017-të, në atë pjesë ka amnisti, në pjesë tjetër nuk ka. As që kemi pë qëllim dikë të amnistojmë, as që do të amnistojnë. Në lidhje me amnistinë, ajo është prerogativë e LSDM-së, ata i kanë bërë të gjitha amnistitë në Maqedoni”, thotë Menkinoski.


