Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE ka prezantuar dokumentin e VMRO-DPMNE-së, me të cilin kjo parti thotë se mund t’i jepet fund krizës politike të tanishme por edhe çdo krize tjetër të ardhshme. Ai ka kërkuar krijimin e një marrëveshje mbi partiake për zgjidhje principiele të dallimeve të brendshme në kuadër të institucioneve të shtetit, pa agjenda të huaja ose përfaqësues, vetëm nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë legjitime nga qytetarët e vendit.
Sipas tij pika e parë është që partitë të merren vesh nëse praktika e deritanishme e koalicionimit fituesi me fituesin është faktor stabiliteti dhe se a duhet si e tillë të ekziston edhe më tej, apo refuzohet tani edhe për të ardhmen.
“A janë të pranueshme agjendat e huaja në qëllime e brendshme dhe politike, apo vetëm ato që janë përfaqësuar dhe verifikuar nga qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje janë aktuale, relevante dhe agjenda produktive për shtetin.

