
Partia e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE informoi se se gjatë javës së ardhshme do të fillojnë bisedimet me BDI-në si fituese në bllokun politik shqiptarë. “VMRO-DPMNE pret që gjatë javës së ardhshme zyrtarisht t’i fillojë bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë së re, se a do të kenë sukses do të kuptohet deri në përfundim të afati ligjor respektivisht më 29 janar”, ka thënë Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja në intervistë për televizionin Kanal 5.
“Nuk planifikojmë që më çdo kusht të formojmë qeveri të re, veçanërisht jo në rast të ndryshimit të Kushtetutës për futjen e dygjuhësisë në territorin e vendit, për atë nuk kemi mandat nga qytetarët tanë. Në periudhën paraprake pamë se sa PSP-ja është e politizuar. Mandati dhe kompetenca e PSP-së do të respektohet por nuk do të bëhet pjesë e politikës. Këto pozitat kundërthënëse me BDI-në presim të bëhen faktor gjatë bisedimeve për formim të qeverisë”, tha Milloshevski.

