VMRO-DPMNE vlerëson se reagimet e sotme të LSDM-së dhe PSP-së tregojnë se këto dy institucione janë të njëjtë dhe se hapja e lëndëve nga PSP që nuk kanë bazë, sipas tyre bëhet me qëllim defokusimit të opinionit nga Platforma e Tiranës.
“LSDM po fundoset dhe është në panik. E panë se politika e tyre antishtetërore dhe antinacionale nuk kalon tek populli. Qytetarët në mënyrë masive e refuzuan Platformën e Tiranës dhe qindra-mijëra qytetarë po e tregojnë në rrugët e Maqedonisë. Ishte e pritshme aktivizimi I PSP-së, nëpërmjet lëndëve pa bazë, me qëllim të bëhet presion ndaj mediave që të defokusojnë revoltën dhe hidhërimin e popullit ndaj Platformës së Tiranës”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.