
“Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq nuk ka përgjigje në pyetjen se në bazë të cilës pjesë së Kushtetutës së BE-së e këshillon presidentin Gjorge Ivanov që të përcaktohet për një lider të ri të cilit do të ja dorëzoj mandatin, sepse pjesë të tillë në Kushtetutë nuk ka”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj qëndrimit të sotëm të zëdhënëses së KE-së, Maja Kocijançiq.
“Kocijançiq vetëm përsëriti se është i nevojshëm konsensus i gjerë dhe koalicion i gjerë për zgjidhje të sfidave të ardhshme dhe reformave prioritare. Koçijançiq me siguri e dinë se nga viti 2001 e kjëndej, në këto pothuajse 15 vite, vetëm nga viti 2011-2014, Qeveria e Maqedonisë nuk kishte koalicion prej dy të tretës së shumicës në Kuvend. Edhe në këto tre vite me dialog ka arritur që të siguroj 2/3 për ligjet reformuese, posaçërisht në gjyqësor, dhe përkrahja e gjerë nuk ka qenë problem. Problemi se përse nuk filluan bisedimet me BE, ndërsa të cilin në mënyrë indirekte dje është kontesti me Greqinë. Për zgjidhjen e tij nuk është i nevojshëm koalicion i gjerë në Kuvend, por vullnet minimal politik në Greqi që vendi të bashkëngjitet BE-së dhe para se gjithash përkrahje e zgjidhje nga qytetarët e Maqedonisë në referendum”, thuhet në reagimin e VMRO-së, përcjell “SHENJA”
VMRO-DPMNE thuhet më tej në reagim falënderon Këshillin e BE-së, por vendimet në Maqedoni i sjellin deputetët e zgjedhur nga populli në Kuvend.