VMRO DPMNE ka reaguar para Gjykatës së Apelit, ndaj marrjes së pasaportave të disa funksionarëve të saj, dhe kërkoi argumentime ligjore të vendimeve të gjykatave.
VMRO thotë se me presion të Qeverisë së LSDM-së, gjykatat kanë sjellur vendim jashtë çdo logjike të shëndoshë.
“Gjykatat ndodhen në presion të organizuar politik dhe sulmi nga ana e Qeverisë së LSDM-së, mediat nën kontroll të tyre dhe PSP-ja Pikërisht për këto arsye, para një viti kjo gjykatë solli vendim që t’ia kthejë pasaportën Zoran Zaevit, i cili u kap duke dhënë ryshfet prej 200 mijë eurove. Gjykata duroi presionin dhe lejoi të poshtërohet nga ana e Zaevit, i cili ikte nga seancat me arsye se kishte takime me ambasadorët, takime që më vonë u demantuan nga vetë ambasadorët”, shprehet deputetja e VMRO DPMNE – së Marija Jakimovska.
Ajo shtoi se gjyqësori në Maqedoni ka kapacitet t’i rezistojë presionit dhe të sjell vendime në pajtim me normat ligjore të Maqedonisë.