Realizimi i platformës së Tiranës nuk i sjell dobi askujt, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së, ku theksohet se shkelja e ligjeve, rregullores dhe Kushtetutës është shkelje mbi rendin kushtetues dhe shtetin.
“Kufizimi i të drejtës demokratike për diskutim është kufizim brutal dhe shkelje e qytetarëve të cilët i kanë votuar. Dhuna politike të cilën e zbatoi LSD mund të rezultojë vetëm në dhunë fizike”, thuhet po ashtu në kumtesë.
Nga VMRO-DPMNE thotë se “tentimi i paligjshëm për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar, ishte provokim i drejtpërdrejtë për popullin maqedonas, dhe në dëm të shtetit”. Mirëpo, nga partia e Gruevskit thonë se falë intervenimit policor, nuk erdhi deri tek eskalimi më i madh i situatës dhe tek pasojat më serioze.