VMRO-DPMNE pohon se në kundërshtim me vullnetin e popullit, Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores, LSDM ka tentuar në mënyrë ilegale të zgjedh kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
“Kryetari jolegal i Kuvendit ka paralajmëruar se Kuvendit ka paralajmëruar se seancat do t’i udhëheq në gjuhën shqipe, ndërsa me këtë Kuvendi do të bëhet kuvendi i tretë në rajon ku seancat do të udhëhiqen në gjuhën shqipe”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
E gjithë kjo, thonë nga VMRO-DMNE, është jashtë Marrëveshjes së Ohrit ku qartë thuhet se deputetët mund të drejtohen në gjuhën e tyre amtare, nëse të njëjtin e falsin mbi 20 për qind e popullatës sepse kjo është e drejtë individuale, por kur udhëhiqet seanca, ky akt është nga pozita e kryetarit të Kuvendit dhe në emër të institucionit që përfaqëson dhe për këtë arsye, thonë nga VMRO-DPMNE, gjuha maqedonase është e vetme dhe zyrtare.
“Heshtja në LSD është argument se ka filluar realizimi i Platformës së Tiranës. Kjo platformë ka filluar të realizohet edhe pse populli është kundër saj. A ishte kjo pjesë e programit të LSD? Është koha që krimineli i aboluar të kthjellet. Është koha që të përfundoj terrori që po bën LSD mbi popullin maqedonas”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.