Në Shtëpinë e kulturës në Vallandovë sot vazhdoi me punë Kongresi i 16-të i VMRO-DPMNE-së, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i partisë, pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit. Mbrëmë, në ditën e parë të punës të organit më të lartë partiak, morën pjesë 411 nga gjithsej 544 delegatët, me çka u plotësua kushti statutar për punë të Kongresit. Në pajtim me rendin e ditës prej 16 pikave, duhet të prezantohet programi i kandidatit të vetëm për kryetar Hristian Mickovski, i cili deri tani e ka kryer funksionin e sekretarit të përgjithshëm të partisë. Që të zgjedhet për kryetar, Mickovski duhet të ketë shumicën prej numrit të përgjithshëm të delegatëve. Atëherë, në pajtim me agjendën e kongresit, Mickovski do të ketë fjalim para delegatëve. Kryetari në dorëherqje, Gruevski, para fillimit të kongresit shkurtë deklaroi se pret kongres transparent dhe korrekt.
Data 11.08.2025
Aktuale
- Çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Kievin dhe BE-në, thotë Kallas
- Pse duhet të jeni të kujdesshëm kur kaloni nëpër Serbi: Rasti i një çifti kosovar që humbi pajën e nuses
- Xhevdet Pozhari: Nga errësira në siguri – transformimi i një zone strategjike
- Bujar Osmani takim me të rinjtë e Akademisë Politike
- Zbuloni Siri-n e re: Asistenti digjital që do t’ju befasojë
- Premtime në letër, realiteti në hije!
- Ministri Azir Aliu “bllokon” ashensorët e Klinikave Interne, pacientët vuajnë tashmë katër muaj
- “A do ishte mbyllur News 24 në Suedi?”- Ish gazetari i Panorama, Florenc Drizari: E pakonceptueshme! Punonjësit e medias nuk e meritojnë këtë