Lidhja Social Demokrate përmes një kumtese paralajmëron hapjen e perspektivave euro-atlantike dhe standard më të lartë jetësor. Ata i bëjnë thirrje VMRO-DPMNE-së që të hyjë në proceset reformuese për të integruar vendin në BE dhe NATO.
“Përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv me opozitën dhe shoqërinë civile, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja me përkushtim do të punojë në hapjen e perspektivave euro-atlantike. Me përkushtim do të punohet në plotësimin e qëllimeve të projektuara të cilat do të mundësojnë pagë minimale prej 12.000 denarë deri në fund të vitit dhe 16.000 deri në fund të mandatit”, theksojnë nga LSDM.
Ndërsa nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media kanë theksuar se qytetarët presin që mos të preket çështja e identitetit dhe që Zoran Zaev mos të bëj marrëveshje në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.
“Qëllimi i udhëtimit të Zoran Zaev në Bruksel nuk duhet të reduktohet vetëm për shkrirjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim. Maqedonia tetë vjet rresht ka fituar rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave, e cila ishte e kushtëzuar në dy vitet e fundit pikërisht për shkak të krizës politike në të cilën LSD-ja e ka zhytur vendin”, thuhet në kumtesë.
Sipas VMRO-DPMNE-së qëllimi i udhëtimeve nuk duhet të jetë vetëm rishikim i mundësive për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, por se duhet patjetër që të jap rezultate.