06 May
LSDM-ja edhe një herë kërkoi nga presidenti Gjorge Ivanov që pozitivisht t’i përgjigjet letrës së kryeparlamentarit Talat Xhaferit dhe t’i dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Në një komunikatë LSDM-ja kërkon nga VMRO DPMNE-ja që të pranojë faktin se është opozitë dhe të sillet në mënyrë konstruktive.
“Patjetër të ndalen të gjitha gënjeshtrat në lidhje me disa kërcënime ndaj interesave nacionale dhe shtetërore, me të cilat Nikolla Gruevski i shqetëson qytetarët. Ivanov është i detyruar të veprojë sipas obligimeve kushtetuese dhe të tërhiqet nga interesat personale të Gruevskit. Atë duhet ta bëjë edhe VMRO DPMNE-ja, e cila poashtu ka obligim para qytetarëve të jetë opozitë konstruktive dhe t’i mbështesë proceset reformatore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
VMRO DPMNE-ja nga ana tjetër nuk kërkon nga Presidenti të mos ia jep mandatin Zaevit, por vazhdon avazin e akuzave ndaj Zaevit për siç thonë tradhëti të shtetit. Dragan Danev tha se e a.q. Platformë e Tiranës veçmë filloi të realizohet.
Mbrëmë Talat Xhaferi publikisht deklaroi se do ta zgjerojë pak Ligjin për gjuhët dhe se seancat do t’i udhëheq edhe në shqip edhe në maqedonisht. Këto deklarata të Xhaferit vijnë pasi katër ditë partneri i tij, Zoran Zaev hesht rreth vendosjes së flamurit të Republikës së Shqipërisë në kabinetin që duhet t’i takojë kryetarit të Kuvendit maqedonas. Ky është vetëm vërtetim se filloi realizimi i Platformës së Tiranës – deklaroi Dragan Danev, VMRO DPMNE.
Zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeparlamentar nga e hëna pritet të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare. Pas këtij akti shumica parlamentare pret nga presidenti Ivanov që t’i dorëzojë mandatin Xhaferit. Ndërsa kreu i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi se do të takojë edhe një herë Ivanovin për të njoftuar atë me programin e Qeverisë së re dhe për të siguruar se Qeveria do të angazhohet për Maqedoni unitare dhe për të ardhme euro-etlantike.
Anesa Aliti