Ndërsa Maqedonia mbante zi dhe numëronte viktimat e zjarrit në spitalin modular të Tetovës, Venko Filipçe aneksoi kontrata për ndërtim për të shpëtuar veten, ka thënë sot në një konferencë për media, Valentin Manasievski, anëtar i KQ të VMRO-DPMNE -së.
Ai akuzoi se Venko Filipçe i cili lejoi që të ndërtohet Spitali modular në Tetovë me materiale jo rezistuese ndaj zjarrit, disa ditë pas zjarrit nënshkroi aneks me kontraktorin për të zëvendësuar panelet nga ku u ndërtuan kontejnerët me panele rezistuese ndaj zjarrit.
Në fakt, shton Manasievski, Venko Filipçe nënshkroi aneks të kontratës me kompaninë që ndërton spitalet modulare dhe rriti çmimin për 20%, vetëm për të ndryshuar materialet në spitalet e tjera në të gjithë vendin.
“Pse Venko Filipçe nxitoi të lidhë marrëveshje për ndryshimin e materialeve nga të cilat u ndërtuan spitalet modulare? Pse Filipçe lejoi më parë që të përdoren spitale të tilla dhe menjëherë pas zjarrit shpejtoi të ndërronte panelet? Pse e rriti menjëherë çmimin për 20%? A thua ato 20% janë shkaku i zjarrit në Tetovë dhe vdekjes së 14 personave?”, ka thënë Manasievski, duke pyetur nëse Filipçe është dashur domosdoshmërisht të aneksojë marrëveshjen për 20 %, sepse ato para më parë kanë përfunduar në xhepin e dikujt?
Në vend që Ministria e Shëndetësisë t’i urdhërojë kontraktuesit të bëjë të gjitha ndryshimet konform me kontratën dhe t’i përpunojë sipas shpenzimeve të veta, Ministria e Shëndetësisë, siç thotë, kini kujdes i miraton kontraktuesi rritje të çmimit prej 20%! Në vend që Ministria e Shëndetësisë të kërkojë nga bartësi të shemb objektet që kërcënojnë sigurinë dhe të kryejë punimet me shpenzimet e veta, Ministria e Shëndetësisë lidhë aneks me ndryshimin prej 20% çmime më të larta. Kjo është në kundërshtim me aneksin nr. 1 të lidhur dhe të nënshkruar vetëm nga ministri i atëhershëm Filipçe.
Ky aneks është lidhur më 20.12. 2021, vetëm dy javë para largimit të Filipçes nga pozicioni i ministrit të Shëndetësisë, pasi nga janari 2022, siç thotë ai, MSH-në e merr Bekim Sali. Aneksi nuk është publikuar kurrë në ueb faqen e SEFP në pjesën mbi ndryshimet në kontratë.
“A thua marrëveshja për të gjitha këto çështje është 20% dhe ku kanë përfunduar ato? Të vërtetën për spitalin modular opinioni duhet ta dijë”, ka thënë Manasievski nga VMRO-DPMNE.