Edhe VMRO-DPMNE ka dënuar sulmin që ka ndodhur në protestën e sotme, ku janë rrahur dy gazetarë të portalit A1on.
VMRO kërkon që institucionet përgjegjësie sa më shpejtë të zbardhin këtë rast dhe të sankcionojnë individët që e kanë shkaktuar atë.
“Është tragjike që LSDM kur ndodhin incidente të tilla duhet të gënjej dhe keqpërdorë. Sulmet mbi mediat dhe gazetarët ishin të mbrojtura me nënshkrim pikërisht nga huliganët e LSDM-së dhe Sorosit kur demolonin media. LSDM duhet të grumbulloj forca dhe të refuzoj shantazhimet që nxisin tensione mes qytetarëve dhe sjellin rrezik për destabilizim të vendit. LSDM duhet të ndaloj që të shkoj në kundërshtim me interesat e shtetit dhe interesat nacionale. LSDM duhet të sheh se populli po zgjohet dhe nuk pranon Platforma nga Tirana dhe ridfeinim të shtetit. LSDM duhet të pranoj dorën e zgjatur nga VMRO-DPMNE”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se LSDM do ta ketë përkrahjen tyre nëse heqi n dorë, siç thonë ata nga agjenda antishtetërore, transmeton SHENJA.