Dragan Danev nga selia e VMRO-DPMNE-së, në një konferencë për shtyp ka sulmuar Prokurorinë Speciale Publike për mashtrim dhe fabrikim të rasteve.
Sipas tyre, sa herë që Zoran Zaev është në panikë, aktivizohet PSP-ja.
“Katica Janeva doli sot në një konferencë për shtyp me raste të fabrikuara dhe të shpikura. Mendojnë se ashtu do ta mbulojnë turpin që ia sollën vendit. Me çdo veprim të saj, PSP-ja vërteton se është mjet në duart e kriminelit të abolicionuar Zoran Zaev dhe ndihmesë e tij për ta shkatëruar shtetin”, thonë nga VMRO DPMNE.
Lidhur me rastin e sotëm TRUST, VMRO DPMNE thotë se sulmi i fundit i porositur për PSP-në paraqet një sulm për mediat që nuk janë nën kontroll të LSDM/Sorosit.