Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate me shkrim edhe njëherë ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë. VMRO-DPMNE paralajmëron se Maqedonia nën udhëheqjen e LSDM-së, me hapa të shpejta ka marrë rrugën e bankrotit, transmeton Zhurnal.
“Ministria e finansave mbrëm morri borxh mbi 16 milion euro, ky është borxhi i dytë mbrenda muajit maj, edhe pse javën e kaluar qeveria huazoi 9 milion euro. Huamarrja e pacaktuar, ka bërë që borxhi publik të kaloj shumën mbi 5 miliard euro, përkundër borxhit shtetror që është 4 miliardë. Vetëm në tre muajt e para të vitit borxhi i ri i gjeneruar shkon mbi 300 milion euro, megjithatë nuk ka asnjë investim kapital, kurse ekonomia është në fundosje. Ndërtimtaria, një nga shtyllat mbështetëse të ekonomisë është në rënie. Numri i lejeve për ndërtim është për 45 pëqind më i ulët, në të njejtën kohë niveli i realizimeve të investimeve kapitale, në kapitalin e pare të vitit 2018, është vetëm 7.4 pëqrind, që është një tregues I qartë se ekonomia bie”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
Më tutje nga kjo parti thonë që të gjitha shërbimet ekonomike janë edhe më të përkeqësuara, ngritja e akcionit të derivative të naftës është destimulative për ekonominë, gjithashtu edhe lajmrimi për ngritjet e tatimit të të ardhurave.