Partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE që në orët e para të ditës vazhdoi me akuzat ndaj LSDM-së për siç e quajtën “atentatin” ndaj ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov. Nga partia e Nikolla Gruevskit thonë se opinioni me këtë akt e pa rezultatin e gënjeshtrave mllefit dhe urrejtjes që LSDM e ka mbjellë tek qytetarët kundër VMRO DPMNE-së. Partia opozitare ndjen se ndaj sajë është duke u zhvilluar hajkë e orkestruar me qëllim frikësimin dhe eliminimin e funksionarëve dhe partisë. VMRO DPMNE i quajti gënjeshtra dhe manipulime protestat kundër ish ministrit Todorov, i cili pati refuzuar mjekimin e Tamarës së vogël jashtë shtetit, pas çka vajza ndërroi jetë.
Kjo sipas partisë opozitare është vetëm manipulim me ndjenjat e qytetarëve që ballafaqohen me familjarë të sëmurë. VMRO DPMNE-ja i kërkoi LSDM-së që të ndërpresin skenarin e ndjelljes së urrejtjes pasi pasojat do ti bartin vetë para ligjit dhe qytetarëve.