VMRO-DPMNE ka dërguar një kumtesë në lidhje me sulmin fizik ndaj deputetit të LSDM-së, Maksim Dimitrievski.
Ata kanë thënë se kriminelët dhe tradhtarët e LSDM duhet të sanksionohen.
“LSD është shndërruar në një strukturë mafizoe e cila nuk ka më asnjë pikë të përbashkët me popullin maqedonas. Kulmi i sjelljes kriminele dhe të dhunshme të shoqërisë kriminele rreth kriminelit Zoran Zaev është sulmi fizik i turpshëm nga ana e deputetit Maksim Dimitrievski. Dhunuesi Maksim Dimitrievski, pa asnjë arsye me grushte ka sulmuar një 23-vjeçar për shkak se nuk i ka pëlqyer kënga maqedonase e cila është porositur. Ky skandal duhet të pastrohet deri në fund”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.
Sipas tyre LSDM është e kërcënuar dhe ka humbur kontrollin, duke parë se nuk mund të formohet një Qeveri e Tiranës.