Nga kjo parti njoftojnë se ka gjasa të ketë edhe disa kandidatura tjera pasi që mund të kenë aplikuar me postë. Siç thonë nga VMRO, kandidaturat përfundimtare do të bëhen të ditura më së voni deri të martën.
“Deri tek arkiva e partisë kanë arritur 8 kandidatura, por numri përfundimtar i aplikantëve do të meret vesh ditëve në vijim duke patur parasysh se disa nga aplikimet mund të arrijnë me postë. Të gjitha kandidaturat do të shqyrtohen nga ana e Komisionit për Shqyrtim sipas kushteve të parapara ligjore për kandidatë për President të Republikës së Maqedonisë, pas çka, më së voni deri të martën do të kumtohen edhe emrat e kandidatëve”, deklaroi Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.