VMRO DPMNE vazhdojnë me akuza të ndërsjella nëpërmjet komunikatave të përditshme. Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se LSDM-ja nga frika për t’u ballafaquar me qytetarët tenton ta prolongojë afatin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, nga ana tjetër, LSDM vlerëson se sikur të ishte formuar Qeveria e re deri më tani, nuk do të kishte nevojë që të shtyhen zgjedhjet lokale. Mirëpo, VMRO i ka bërë thirrje LSDM-së që të mos pengojë funksionimin e komunave.
“LSD dhe shumica parlamentare duhet të mundësojnë funksionim të pandërprerë të njësiteve të vetëqeverisjes lokale dhe në afat më të shpejtë të mundur të votojnë vazhdim të mandateve të kryetarëve të komunave dhe këshillave të komunave dhe qytetit të Shkupit, por të caktohet edhe data më e shpejtë e mundur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia e Gruevskit theksojnë se mbajtja e zgjedhjeve lokale nuk ka asnjë lidhje me formimin e qeverisë. Nga LSDM janë kundërpërgjigjur se bllokadat e bëra nga VMRO-DPMNE tanimë i kanë lënë qytetarët pa shërbimet e nevojshme komunale.
“Është e qartë se qëllimi është edhe më shqetësues, kaosi nga bllokada disamujore për formimin e Qeverisë së re, të pasqyrohet edhe në nivel lokal, me çka do të paralizohej i tërë shteti. Këtë nuk do ta lejojmë”, kanë thënë nga LSDM.
Nga LSDM kërkojnë që Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së menjëherë të ndërpresin me destabilizimin e Maqedonisë për qëllime personale, duke theksuar se tani Gjorgje Ivanov e ka radhën që të distancohet nga politikat destruktive të Nikolla Gruevskit.
Abdulla Berisha /SHENJA/
VMRO dhe LSDM nuk heqin dorë nga reagimet me… by tvshenjaofficial

