Kryeministri Zoran Zaev po përballet me presion të dyanshëm lidhur me vazhdimin ose me mos vazhdimin e koalicionit me Aleancën për Shqiptarët. Burime partiake thonë se VMRO përmes instalimeve të veta në BDI po bën presion që koalicioni të ndërpritet, kurse ndërkombëtarët kërkojnë të kundërtën.
Ndryshe Zijadin Sela dhe Zoran Zaev nesër do të takohen për t’i dhënë fund amullisë rreth qëndrimit ose jo të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Edhe pse nuk bëhet i ditur vendi se ku do të takohen Sela dhe Zaev, burime nga Aleanca për Shqiptarët por edhe nga socialdemokratët thonë se takimi është parashikuar në orën 14. Derisa partia e Selës pretendon që dikasteri i Shëndetësisë duhet të udhëhiqet nga kuadër i tyre, LSDM-ja pas përcaktimit të Venko Filipçes si propozim për ministër ka forcuar qëndrimin se pos Sekretariatit për zbatimin e reformave nuk mund t’i ofroj gjë tjetër Aleancës. Nuk përjashtohet mundësia që Sela të zbus qëndrimin dhe të kërkoj një nga dikasteret tjerë të LSDM-së. Nga ana tjetër BDI përpos Arbër Ademit për zëvendësministër të Arsimit, akoma nuk është përcaktuar për ministrin par resor për Investime të huaja. Nga Qeveria konfirmojnë se propozimet për plotësimin e vendeve vakante, në Kuvend do të adresohen si paket propozimesh dhe jo një për një.