VMRO DPMNE dhe BDI ishin dy partitë e vetme të cilat kanë bojkotuar nënshkrimin e deklaratës së iniciuar nga lëvizja EcoGuerila në të cilën partitë duhet të deklarohen për tre pika që sigurojnë mbrojtjen e ambientit në rajonin e Tetovës dhe Pollogut. Deklaratën e cila parasheh zgjidhjen e problemeve me deponitë në rajonin e Pollogut, shndërrimin e kazermës në park të gjelbërt, të sigurojnë që nuk do të lejojnë hapjen e Jugohromit pa filtra dhe të zgjidhin statusin e punëtorëve të këtij kombinati, e nënshkruajtën vetëm përfaqësues të koalicionit “Rilindje me Besë”, “PDSH”, “Aleanca për shqiptarët”, “PPD” dhe LSDM. Këta të fundit nuk arritën në kohë të marin pjesë në aktin e nënshkrimit por nga LSDM dhe Ecoguerilla konfirmuan se edhe partia e Zaevit ka pranuar deklaratën, por janë vonuar për arsye objektive. Nga Ecoguerila thanë se bojkoti i partive në pushtet le të kuptohet se cili është qëndrimi i partive në pushtet ndaj këtij problemi me të cilin ballafaqohen qytetarët e Tetovës me rrethinë ndër vite. /SHENJA/
Data 22.10.2025
Aktuale
- Bizhuteritë e vjedhura nga Muzeu i Luvrit vlejnë 88 milionë dollarë
- Ramadan Imeri falënderon qytetarët e Dibrës për mbështetjen: Vota juaj është amanet, e me amanetin nuk bëj kompromis
- Gërvalla paralajmëron: Rreziku i një lufte ballkanike është real, veproni tani!
- Policia financiare heton abuzime të mundshme në spitalin e Prilepit
- Mexhiti: Për kaosin me mbeturinat në Shkup, do të mbajnë përgjegjësi BDI, Danella dhe “E Majta”
- Arrestimi i avokatit në sallën e gjyqit, Plarent Ndreca: Prokurori nuk sillet në atë mënyrë! Përdori pushtetin për çështje emocionale, gjykatësi iu nënshtrua
- BDI’ja e Çairit e mposhti BDI’në e Zajazit!
- Banesa më e shtrenjtë u shit në Komunën Qendër për 280 mijë euro