Partia VMRO-DPMNE dhe anëtarët e saj janë të njohur si anti-shqiptarët më të mëdhenj, përderisa në dorë kishin pushtetin, por është edhe partia që po shkakton problemin më të madh në Kuvendin e Maqedonisë, për ligjin e gjuhës shqipe. Tek situata para zgjedhjeve lokale duket se ka zbutur mllefin e kësaj partie ndaj gjuhës dhe popullatës shqiptare, nga vet fakti se në vendbanimet shqiptare VMRO-ja programet proklamuese i ka bërë në gjuhën shqipe, dhe postin e nënkryetarit të qytetit të Shkupit e ka vendosur që t’ia lë shqiptarëve. Por, situata ndryshon kur bëjmë fjalë për VMRO-në në qytetet me shumicë maqedonase, në ato vendbanime VMRO-ja vazhdon me politikë nacionaliste dhe vazhdon që ta ngrit zërin pikërisht për çështjet, të cilat vet i ka përdorur aty ku është interesi për vota. Partitë politike shqiptare dhe njohësit e rrethanave politike thonë se kjo është vetëm një lojë e VMRO-së, raporton Almakos.
Ish eprori i UÇK-së, Azbi Nuredini thotë se VMRO – DPMNE-së, i duhet një transformim i plotë për t’iu kthyer vlerave të veta reale, sipas tij, ajo si parti vitet e fundit në pushtet, ka dalë nga e djathta në një fushë të panjohur për doktrinën e saj partiake, gjithnjë sipas Nuredinit VMRO është zhytur në një doktrin komuniste dhe në kriminalitet institucional, që e paguajnë të gjithë qytetarët pa dallim.
“Ajo që VMRO-ja e bën me kandidimin e Tarçullovskit është një veprim i tyre në kontinuitet ndaj atyre që siç i konsiderojnë ata heronjët e tyre, sepse ata të njëjtën gjë bëjnë edhe gjatë qëndrimit të tij në Hagë, ku të gjitha shpenzimet për mbrojtjen e tij e financuan nga buxheti i shtetit, dhe kjo i sjell respektin te elektorati maqedon. Kjo është një strategji e menduar mir nga udhëheqësit e VMRO-së për të ushqyer dhe tërhequr votuesit e tyre nacionalist, por ajo që ata bëjnë me ligjet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarve siç është ligji për gjuhën shqipe, ligji për UÇK-në, dhe shumë çështje tjera që kanë të bëjnë me të drejtat për shqiptarët, ata kanë standarde të dyfishta, ndryshe sillen kur janë në qeveri, ndryshe kur janë në opozit, kjo nuk i bënë nder një partie serioze shtetformuese siç është VMRO-ja”, pohoi Nuredini, për Almakos.
Sipas ish eprorit të UÇK-së, kohëve të fundit ata po tentojnë që të tregojnë se kanë ndryshuar kursin ndaj shqiptarve, se nuk janë kundër shqiptarve me politikat e tyre, për t’ju besuar se me të vërtet ata nuk janë kundër shqiptarve.
“Ju bëj thirje publike që VMRO-ja ta inicoj dhe ta votoj në parlamentin e Maqedonisë ligjin për UÇK-në e 2001-shit ashtu siç e kanë miratuar ligjin për Branitellat me 15 janar 2002, nëse këtë ata e bëjnë, atëherë ne do na bindin se kanë ndryshuar me të vërtet qasjen ndaj shqiptarve dhe atëherë unë publikisht do ti mbështetja në politikat e tyre”, deklaroi Nuredini për Almakos.
Sa i përket gjuhës shqipe ne mendojmë se është një strategji e brendshme e VMRO-DPMNE – së, kështu vlerson Arbër Ademi zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Ka të bëj me vlersimin e tyre brenda partiak po megjithatë Lëvizja BESA duke qenë në partneritet me ta mund të jep një vlerësim më të sakt lidhur me nominimin e zotit Tarçullovski”, deklaroi shkurt Ademi, për Almakos
Përdorimi i gjuhës shqipe në materialet parazgjedhore nga ana e VRMO-DPMNE-së janë vetëm një tentim manipulues për t’ju vardisur votuesve shqiptar, kështu mendon Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.
“Në parlamentin e Maqedonisë janë pikërisht deputetët e VMRO-DPMNE-së, që po bëjnë obstrukcionet e vazhdueshme që të zvarritin sjelljen e Ligjit të gjuhës shqipe, në afat sa më të shpejt”, deklaron Bexheti, për Almakos.
“Sa i përket kandidimit të Tarçullovskit si kandidat për një kryetar të një komune në Shkup i njohur si anti shqiptar dhe i akuzuar dhe dënuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptar nga Gjykata e Hagës flet se VMRO – DPMNE, akoma nuk është zhveshur nga petku i nacionalizmit dhe se ka kuptuar realitetin multietnik në Maqedoni dhe rëndësinë e votuesve shqiptar”, tha Bexheti, për Almakos.
Mos të harrojmë, në Kisella Vodë, partia e ish kryeministrit Gruevski për të parin e komunës e ka kandiduar Johan Tarçullovskin, ish të akuzuarin nga Gjykata e Hagës për Krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 2001.
Mevludin Imeri
Almakos.com