VMRO-DPMNE-ja në debatin për buxhetit e vitit 2024 do të propozojë amendament për lirimin e punonjësve mediatik nga pagesat e kontributeve për sigurim shëndetësor dhe social. Nga ky propozim sipas VMRO-së do të përfitojnë të gjithë punonjësit mediatik, qoftë në televizione, radio ose portale, ndërsa përjashtohet Radiotelevizioni publik dhe agjencia shtetërore e lajmeve MIA, pasi marrin para nga buxhetit i shtetit.
Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bëhet fjalë për 10 milionë euro në nivel vjetor, ndërsa qëllimi është që gjysma e këtyre parave, përkatësisht rreth 5 milionë euro t’u kthehen mediave për rritjen e pagave të punonjësve mediatikë. Mickoski në një takim me gazetarët tha se nëse nuk pranohet ky amendament, pas zgjedhjeve të majit partia e tij do të formojë qeverinë dhe me rishikimin e parë të buxhetit në korrik punonjësit mediatik do të lirohen nga pagesa e këtyre kontributeve. /Alsat.mk