Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, për rrugën Orikum-Vlorë. Meta u shpreh se “kryeministri në detyrë”, ka gënjyer në Vlorë, duke u thënë qytetarëve se projektin e ka bllokuar presidenti.
Sipas presidentit, ka qenë vetë qeveria që është tërhequr nga marrëveshja fillestare që më datën 22 Shtator dhe më pas kërkoi të nënshkruante një kontratë të re.
“Më datë 29 Shtator Ministria e Financave kërkoi nga presidenti autorizim për lidhjen e një tjetër marrëveshje për rrugën Orikum-Vlorë. Por kjo kërkesë erdhi ndërsa qeveria nuk kërkoi autorizim për të negociuar, jo më për të lidhur marrëveshje. Qeveria kërkoi që të transferonte huan në një tjetër projekt.
Më datën 6 Tetor, presidenti i drejtohet Ministrisë së Financave, ku i tha se për këtë marrëveshje nuk ka autorizim për të negociuar. I kërkuam që të na informonin për të gjitha hapat se çfarë ishte kjo marrëveshje.