Qëndrimi i qdo njeriu që ka ndjenja njerzore padyshim se duhet të jetë në përkrahje të atij që i bëhet padrejtësi pa marrë parasysh nacionalitetin, gjininë apo fenë e viktimës, dhe ta kundërshtoje me mundësit e tij dhunën dhe dhunuesin.
Në Parlament u demtuan fizikisht disa deputetë/e, të të dyja nacionaliteteve, feve dhe gjinive nga huliganët maqedonas përkrahës të VMRO-DPMNE-së, dhe kjo e fundit përkrahëse dhe inicuese e tyre.
Ndjej keqardhje për dhimbjet ndaj tyre dhe u dëshiroj shërim sa ma të shpejtë, dhe shpresoj se dhunuesit do ta marrin atë që e meritojnë në baza ligjore!?
Keqinterpretimi dhe akuzimi i deputetëve të Besës se ata e kan ditur dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes është tepër i ulët dhe i pa bazë, kur dihet se huliganët maqedonas kan kërkuar kokën e Zeqirja Ibrahimit, dhe të njejtin e kan sulmuar me gjësende të forta përderisa ai ka qenë duke u larguar për te makina e tij, dhe se aspak nuk i kanë prekur deputetët e BDI-së kur ata ishin prezent aty.
Mendoj se të kërkosh me çdo kusht të rrihet apo të vritet përfaqesuesi i popullit tonë në parlament se gjoja në bazë të k’saj tregohet trimëria, besnikëria apo tradhëtia e tij, nuk dëshmon mendjen e shëndoshë të individit, bile bile dëshmon për bindjet ekstremiste dhe idioteske të individit.
Andaj të paktën në situata të këtilla të tregohemi ma mendjemprehtë dhe unik.
Koha do ta dëshmon trimërinë, besnikërinë, inteligjencën dhe tradhtinë e çdokujt.
Merruni me dhunuesit dhe jo me të dhunuarit, sepse rradhën e kemi ne tjerët pas atyre që u dhunuan në Parlament, po që se merremi me njëritjetrin kush e pat mirë e kush gaboi!!!.