Në Tetovë po ndodh skandali më i rëndë politik i këtyre zgjedhjeve. Fotografia që po qarkullon në media, ku shihet përfaqësuesi i shtabit të AKI-së në Tetovë, Ardi Ismaili, në takim me kandidaten e Levica-s Katka Bozhinovska, është dëshmia më e qartë se ky koalicion është gati të shesë çdo vlerë kombëtare vetëm që të fitojë pushtet.
Le të mos harrojmë kush është Levica, parti që: ka fyer shqiptarët publikisht, është deklaruar kundër Kosovës së pavarur, kundërshton anëtarësimin në NATO, ka kërkuar mbylljen e xhamive dhe kufizimin e të drejtave të shqiptarëve!
Dhe sot, AKI ulen në tavolinë me ta, për një marrëveshje të pistë zgjedhore. Kjo nuk është politikë, kjo është pazar i turpit. Kjo nuk është strategji, është fundosje morale.
Tani çdo qytetar e ka të qartë: për ta ruajtur karrigen, këta janë gati të shiten tek çdo forcë që urren shqiptarët.
Tetova, Dibra, Struga dhe çdo komunë shqiptare duhet ta dine, më 2 nëntor, vota për AKI është votë për Levicën, për antishqiptarizmin dhe për turpin politik. Ndërsa VLEN, me kandidatin e saj Bilall Kasami në Tetovë, Fisnik Mela në Dibër dhe gjithë ekipin e saj, përfaqëson dinjitetin, zhvillimin dhe të ardhmen.
Shqiptarët nuk bëjnë pazare me ata që i kanë fyer. Shqiptarët nuk shiten. Ata votojnë për ndryshimin që VLEN!


