Koalicioni VLEN uron shqiptarët anekënd botës ku jetojnë 28 Nëntorin –
Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Urojmë, presidentin Bajram Begaj,
kryeministrin, Edi Rama, dhe të gjithë zyrtarët e qytetarët e shtetit
shqiptarët 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo përpos që është
ditë historike shënon edhe finalizimin e përpjekjeve të vazhdueshme dhe
ëndrrën tonë shekullore për një shtet etnik në këto troje.
Kjo datë e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët na kujton thirrjen
senzibilizuese për të qëndruar e festuar bashkë. 28 Nëntori është simbol
i qëndresës, rezistencës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë ndër
shekuj, por gjithashtu është edhe një amanet për të vazhduar këtë
rrugëtim të shenjtë. Duke shënuar këtë ditë historike asnjëherë nuk do
t’i harrojmë gjurmët e historisë tonë.
Kjo datë në kujton sakrificën e gjeneratave brez pas brezi për ta
realizuar idenë e rilindësve tanë. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë fituar
asgjë rastësisht e as nuk kanë marrë dhuratë, por gjithçka ka qenë si
rezultat i mundit, punës dhe sakrificës të pashoqë nga ideolog e
kontribues si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Ismail Qemali e Hasan Tahsini,
rilindasë që vazhdojnë të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite që të
vazhdojmë me punë dhe përpjekje për t’u angazhuar për popullin shqiptarë
kudo që jetojnë. Vështirësitë që kaluan gjeneratat tona gjithashtu janë
frymëzim për të vazhduar rrugëtimin tonë të pastër kombëtar.
Ky kalim ndër vite është mësimi më i mirë për gjeneratat e sotshme, që
shteti i pavarur kërkon bashkëpunim për integrim, punë të pandalshme për
sigurimin e një jete sa më cilësore për të gjithë popujt, megjithatë,
kërkon përgjegjësi në menaxhim dhe udhëheqje dinjitoze. Koalicioni VLEN
gjatë kësaj periudhe sa është në Qeveri është angazhuar fuqishëm në
mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e
Veriut.
Koalicioni VLEN uron shqiptarët dhe bënë thirrje për bashkëpunim e
mirëkuptim pasi vetëm kështu do ecim përpara!