“Dëshira për pushtet nga eksponentët e BDI-së është e neveritshme dhe dëmton drejtpërdrejt përpjekjet e shqiptarëve për të rregulluar gjithçka që ata e lanë përgjysmë gjatë 20 viteve të pushtetit të tyre. Folklorin që e kanë përdorur dhe e përdorin ende në këto zgjedhje lokale, ndërkohë që pas skenës vidhninin e blinin qendra tregtare, tashmë e ka demaskuar partneri ynë strategjik në natën e “tendave”, kur gjoja mbronin gjuhën shqipe”, kështu reaguan sot nga koalicioni VLEN.
Nga VLEN e akuzojnë BDI-në për afera korruptive në gjyqësor dhe jo vetëm, teksa thirrjen e partisë opozitare që zgjedhjet lokale janë referendum, e quajnë dëshpëruese.
Edhe thirrjet për “referendum” të treshes në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela janë përpjekja e fundit për mbijetesë politike. Sipas të gjitha sondazheve, këtë narrativë të rreme të kësaj të ashtuquajture “Besëlidhje”, shqiptarët e refuzojnë me forcë. Këtë e dëshmojnë rezultatet e çdo sondazhi, ku kandidatët e VLEN-it prijnê bindshëm. Sepse shqiptarët tashmë e kanë parë këtë film për 23 vite, flasin për shqiptari, ndërsa komunat shqiptare ende luten për ujë të pijshëm dhe kanalizim”, thonë nga VLEN.