Me përgjegjësi dhe përkushtim, Daut Memishi mori zyrtarisht detyrën si kryetar i ri i Komunës së Tearcës, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për këtë komunë që votoi fuqishëm për ndryshim, ndershmëri dhe zhvillim. Fitorja e VLEN në Tearcë është fitore e shpresës mbi frikën, e qytetarit mbi klanet, e punës mbi premtimet boshe.
Kryetari Memishi dhe ekipi i tij janë të përkushtuar të ndërtojnë një komunë moderne, transparente dhe të drejtë për të gjithë, një Tearcë që dëgjon, që punon dhe që ecën përpara me dinjitet. Ky është fillimi i Tearcës së re, ku pushteti i kthehet qytetarit, ku çdo vendbanim ka zërin e vet, ku fjala “një zë” bëhet realitet në çdo projekt, në çdo rrugë, në çdo familje.
VLEN i uron suksese kryetarit Memishi në këtë detyrë të rëndësishme dhe garanton mbështetjen e plotë të qeverisjes qendrore për të përshpejtuar zhvillimin e Tearcës dhe për ta bërë atë shembull të qeverisjes së re lokale. Tearca VLEN, fillimi i së ardhmes që e meritojmë!


