Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se liderët e tyre me pranin në inaugurimin e presidentit Trump po dëshmojnë fuqishëm përkushtimin e tyre për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
“Kjo pjesëmarrje madhështore në kryeqendrën botërore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një moment historik që tregon lidhjet tona të ngushta me demokracinë perëndimore dhe vlerat e saj.
VLEN është aty për të treguar se shqiptarët janë dhe mbeten pro-amerikanë, të lidhur ngushtë me parimet e lirisë dhe drejtësisë që përfaqëson SHBA. Por kjo dashuri për Amerikën shpesh është keqpërdorur nga disa politikanë të pandershëm, që kanë shfrytëzuar këtë ndjenjë fisnike për të pasuruar veten dhe për të shkelur mbi interesat e popullit.
Shqiptarët tani e dinë, VLEN është zëri i vërtetë i interesave të shqiptarëve dhe aleancave me SHBA-të!
Koalicioni VLEN është forca që po sjell ndryshimin e vërtetë dhe është shpresa për të ardhmen e shqiptarëve!
Të gjithë e dinë tani se me VLEN, shqiptarët do të kenë një të ardhme të ndritur!”, kanë deklaraur nga VLEN.
Data 21.01.2025
Aktuale
- Momenti kur Bay T takohet me Drilonin
- Mes zërave për largim, Lille ia cakton çmimin Edon Zhegrovës
- “21 Janari” në duart e SPAK, Klodiana Lala: Për 14 vite është bërë ping pong me këtë dosje
- Zjarr në parkingun nëntokësor në hyrje të Bulevardit të Ri, çfarë dyshohet se ka shkaktuar flakët
- Nxënësi i cili ra nga kati i dytë në shkollën në Prilep është jashtë rrezikut për jetë
- Izet Mexhiti, pjesëmarrës ekskluziv në Ballon e Inaugurimit të Presidentit Amerikan, Donald Trump
- Shaqiri: Historia e shqiptarëve në RMV nuk ka filluar asnjëherë me Ahmetin
- Xhaferi – Deputetëve të VLEN-it: Ali Ahmetit duhet t’ia lani këmbët dhe t’ia pini ujin