Koalicioni VLEN përmes një njoftimi për media thonë se rritja prej 3.8 për qind e Bruto Prodhimit Vendor në tremujorin e tretë, publikuar nga Enti shtetëror i statistikës, është tregues i rëndësishëm se ekonomia e vendit është duke u konsoliduar dhe po lëviz në drejtimin e duhur.
“Kjo rritje e vendos vendin mes ekonomive që ka performancë të mirë dhe pasqyron qartë ndikimin pozitiv të politikave të orientuara drejt stabilitetit ekonomik, nxitjes së investimeve dhe zgjerimit të mundësive për punësim.VLEN e sheh qartë se këto rezultate lidhen me punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, nën drejtimin e ministrit Besar Durmishi, i cili prej ditës së parë është përqendruar te krijimi i kushteve më të mira për bizneset dhe te nxitja e investimeve”, thonë nga VLEN.
Sipas tyre, këto hapa po japin efekte në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në forcimin gradual të ekonomisë.


