Nga koalicioni VLEN, kanë deklaruar se “BDI e listave të zeza dhe organizata kriminale për 20 vjet pushtet ka kapur dhe ngulfatur çdo institucion shtetëror”.
Sipas tyre Prokuroria abaziane e udhëhequr nga Islam Abazi i BDI-së non-grata, ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit.
“E njëjta prokurori, pa asnjë përgjegjësi, më parë vendosi masa lehtësuese për të shpëtuar Ixhet Memetin dhe gjykatësin Naqe Gjeorgjiev. A është kjo drejtësia që shqiptarët meritojnë? Pyesim se kujt po i shërbejnë njerëzit e instaluar në gjykata e prokurori nga BDI nongrata.
Për 22 vjet, BDI-non grata ka mbajtur pushtetin me metodat më të ulëta, duke manipuluar dhe shfrytëzuar shqiptarët si mish për top, vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Kjo bandë kriminale ka vjedhur, ka kërcënuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ka destabilizuar vendin për të qëndruar në pushtet me çdo kusht!
SHBA-të e kanë thënë qartë – vula është vënë! BDI dhe gjyqësori kanë qenë një trup e një shpirt. Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti, për para, liruan nga burgu kryekriminelin Sasho Mijallkov. Në mënyrë spektakolare, ata bënë plane për kthimin e Nikolla Gruevskit në Shkup.
BDI është e gatshme të jep gjithçka vetëm për arsyen që të ketë një shkak për ta sulmuar VLEN-in. Jo, se kanë urrejtje për VLEN-in por se kanë filluar ta urrejnë veten në opozitë, parat e paligjshme u shkojnë shpejt e po përjetojnë panik nga zbrazja e arkave të tyre private të mbushura nga arka publike.
Këto raste janë dëshmi e qartë e mënyrës se si ka funksionuar oktapodi i krimit dhe korrupsionit në këtë shtet. Fillimisht mohojnë gjithçka, por kur provat bëhen të pamohueshme, del në skenë prokuroria “abaziane” për të shpëtuar miqtë e krimit dhe korrupsionit. Mjaft më! Populli është i lodhur nga padrejtësitë dhe nga shfrytëzimi i pafytyrë i shtetit për interesa personale. Koha për drejtësi dhe llogaridhënie është tani!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 08.07.2025
Aktuale
- VLEN : Ndryshuam qasjen diplomatike, nga satelit i Beogradit, në partner të Perëndimit
- MSH: Mbrëmë shpërtheu zjarr në Spitalin e Manastirit, nuk pati asnjë pasojë
- Arrestohet një 57-vjeçar në Shkup, dyshohet se i vuri zjarr barit në Gjorçe Petrov
- Alarmante: Shqiptarët sistematikisht po përjashtohen nga institucionet, në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 26 të punësuar, rezultati është 25:1.
- Privohet nga liria një shkupjan, për zjarrvënie në Gjorçe Petrov
- Pikat kufitare brenda Kosovës: Si po menaxhohen flukset e mërgimtarëve?
- Që prej 10 shkurtit në qeli, sot Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Veliajt për lirimin nga masa e sigurisë “arrest në burg”
- Liverpooli ia cakton një çmim të fryrë kartonit të Luis Diaz