Aleanca për Shqiptarët denoncon me shqetësim inskenimin e radhës nga eksponentët e koalicionit VLEN, të cilët përmes propagandës së rreme po tentojnë të maskojnë dështimet dhe hipokrizinë e tyre politike.
Deklarata e fundit e Izet Mexhiti për mbylljen e kazinove pranë shkollave është një manipulim i pastër. Realiteti në terren flet ndryshe: qytetarët shqiptarë, në çdo qytet e lagje, janë dëshmitarë të hapjes së vazhdueshme të kazinove dhe pikave të basteve në afërsi të shkollave dhe zonave të banuara.
Kjo tentativë për të mashtruar opinionin publik nuk është vetëm qesharake, por edhe fyese për inteligjencën dhe kujtesën e qytetarëve shqiptarë. Ironikisht, është po i njëjti Izet Mexhiti që, në vend se të luftojë realisht fenomenin e bixhozit, ka kthyer Lotarinë Shtetërore në një vegël klienteliste. Kujtojmë se Mexhiti e prezantoi zëvendësdrejtorin e Lotarisë Shtetërore, Ahmet Miftarin si kuadër të VMRO-së, ndërkohë që ai rezulton të jetë bashkëpunëtor i afërt i vetë Mexhitit dhe kuadër i Lëvizjes Demokratike. Po ashtu, emërimi i të afërmve të tij në Bordin e Lotarisë dëshmon për abuzimin flagrant me institucionet shtetërore për interesa familjare dhe politike.
Aleanca për Shqiptarët thekson se, ndërsa qytetarët përballen me varfëri, papunësi dhe përjashtim nga institucionet, eksponentët e VLEN-it janë të përqendruar në ndarjen e privilegjeve dhe mbushjen e bordeve me militantë e familjarë.
Prandaj, ASH:
• Kërkon një hetim të plotë dhe të pavarur për funksionimin e Lotarisë Shtetërore dhe të gjitha emërimeve të dyshimta në institucionet publike;
• Kundërshton me vendosmëri propagandën mashtruese që tenton të deformojë realitetin në terren;
• Rikujton se lufta kundër industrisë së bixhozit nuk bëhet me deklarata, por me ligje të qarta, kontroll të rreptë dhe vullnet politik të sinqertë.
Qytetarët shqiptarë nuk do të mashtrohen më nga “liderë” që përdorin fjalët për të fshehur interesat e ngushta personale. Ata e shohin dhe e kuptojnë realitetin më mirë se kushdo tjetër.
Aleanca për Shqiptarët e braktisi qeverinë pikërisht për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të bëra para qytetarëve, përfshirë edhe premtimin për mbylljen e kazinove, siç ndodhi në Shqipëri dhe Kosovë.
Qëndrojmë në krah të qytetarëve dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo mashtrim e dështim që rëndon mbi shpinën e tyre.
Data 21.06.2025
Aktuale
- Shtetasja e Maqedonisë së Veriut ndërroi jetë në një plazh të Greqisë
- Meidani: Shqipja bëhet gjuhë zyrtare në shkollat publike të New Yorkut, ky është një moment historik
- Krasniqi: PDK e refuzon çdo bashkëpunim me LVV-në
- Tre vëllezër kanosën me armë zjarri një të ri, bien në pranga dy prej tyre, shpallet në kërkim tjetri
- Janevska: Futja e inteligjencës artificiale është hapi tjetër në procesin e transformimit digjital në arsim
- LSDM miratoi emrat e 19 kandidatëve për kryetarë komunash
- U ekstraduan nga Emiratet për vrasje në kuadër të grupit kriminal, GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për tre të besuarit e Talo Çelës
- Tragjedia që la shtatë të vdekur – superjahti nxirret nga shtrati i detit, dhjetë muaj pasi u fundos në Sicili