Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë njoftuar se ata kanë realizuar një tjetër zotim, atë të rritjes së rrogës minimale në Postën e Maqedonisë.
“Qeveria e udhëhequr nga koalicioni VLEN realizon një tjetër zotim, rritet paga minimale për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut!
Me vendosmërinë për të kthyer dinjitetin dhe vlerësimin për punëtorët, u konkretizua një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut. Nën drejtimin e drejtorit , Orhan Kurtishi, u nënshkrua marrëveshja me përfaqësuesit e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 24.400 denarë – një rritje prej 1.800 denarësh, në përputhje me vendimin e Qeverisë.
Ky është vetëm fillimi i një serie vendimesh që synojnë një transformim rrënjësor të sektorit publik dhe të standardit jetësor për të gjithë qytetarët. Rritjet do të vijojnë gradualisht në muajt e ardhshëm, në përputhje me planin afatmesëm të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
VLEN si pjesë e këtij ndryshimi thelbësor, vazhdon të dëshmojë se qeverisja e re sjell rezultate konkrete, jo vetëm premtime elektorale.
VLEN, sepse ka dallim!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 05.06.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti: BDI-ja nuk frikësohet dhe nuk mposhtet politikisht
- VIDEO/ “Populli është ai që të ngre dhe ai që të ul!”- Modeli Alessio Alia mbështet protestën: T’u tregojmë pushtetarëve se duhet të largohen!
- FOTOLAJM/ Protesta e gjashtë për Zvërnecin, shfaqet mes qytetarëve dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato
- BDI-ja festoi 24-vjetorin e themelimit, Ahmeti: Filluam nga zeroja, e lamë me kryeministër shqiptar
- Protesta për Zvërnecin shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë vendit: Mijëra qytetarë në Elbasan, Korçë dhe Mynih
- Radev: Maqedonisë së Veriut i duhet vetëm të përfshijë bullgarët në Kushtetutë për të filluar negociatat me BE-në
- Kasami: 100 euro për çdo nxënës që regjistrohet në klasën e parë në Tetovë
- “Jam këtu për gocën që do të vijë në jetë dhe të ardhmen!”- E reja shtatzënë në protestë: Anulo projektin, nuk ua lejojmë ta shisni Shqipërinë


