Ramadan Ramadani
Për të kuptuar tamam rëndësinë dhe madhësinë e dy vendimeve të djeshme që koalicioni shqiptar qeverisës VLEN i kaloi si projekt-ligje në qeveri dhe që do duhet të miratohen në Parlament, duhet të paramendojmë dy skena. E para ka të bëjë me projekt ligjin për përkufizimin e distancës së organizuesve të lojërave të fatit e që do ia vështirëson kumarit qasjen e lehtë deri tek të rinjtë dhe të moshuarit. Skena ka të bëjë me ndonjë të ri përmbi 18 vjet. Diku viti i fundit në shkollë të mesme e që tundohet që paret që i ka për ushqim, në pushim mes orëve të mësimit, ti hudhe në ndonjë makinë për gëlltitje të pareve. Nuk janë ato lojëra të fatit e as raste për shumëfishim të pareve, por janë kumar dhe hudhje e pareve, në çfarëdo forme qofshin apo si do që të emërtohen. Ashtu në atë skenë, vetëm në pushimin mes orëve, mund të mbese edhe pa paret e edhe pa ushqimin e ditës. Të mos flasim për krejt të këqijat që i sjell kjo humbje më pastaj. Me këtë projekt ligj nëse këto do largohen dhe vështirësohet qasja deri tek to, edhe fizikisht e edhe në kohë, të mos mund të përshkohet ajo distancë, atëherë kanë shpëtuar krejt. Ai djali i ri, paret e edhe ushqimi. Ashtu fiton ai vet, familja, shkolla dhe mandej krejt arsimi e shoqëria.
Skena e dytë më shumë mund të paramendohet me ndonjë vajzë të re e cila nuk ka kushte dhe mundësi tjetër për shkollë të mesme, pos regjistrimit në medrese, shkaku i afërsisë dhe rrethanave tjera. Ai shkollim i mesëm që u bë obligativ me ligj para disa viteve në këtë shtet sigurisht që shtoi edhe interesin dhe nevojën për regjistrim në shkolla të mesme. Në medresetë paralelet për femra ky interes u shtua joproporcionalisht. Por, ja që disa zgjedhjeve nuk u pranoheshin diplomat për shkollim të mëtutjeshëm. Bile tash pas shfuqizimit të vendimit qeveritar të sjellë nga BDI diploma e medresesë ka qenë e papranueshme edhe brenda institucioneve tjera në shtet. Ajo BDI që tash hesht për këtë punë, as nuk qan e as nuk qesh, atëherë kishte një tentativë tarzaneske dhe me vendim qeveritar e sollën punën që me ate diplomën e medresesë ajo vajza e re të mund vetëm të fotografohet ose ta shtroje në çejz. As nuk mundësohej shkollimi i saj mëtutjeshëm e as i quhej krejt ai mundim katërvjeçar. Kurse kur sollën atë zgjedhje tarzaneske si vendim qeveritar fotografoheshin e uluronin si tarzan se kanë bërë punë e kanë zgjidhur një zor të njerëzve.
Këto dy punë nuk janë kryer ende plotësisht, se ligjet ende nuk janë të miratuar edhe në parlament, por kjo është mënyra e duhur sepse si çdo punë tjetër duhet të bëhet tamam. E jo me ba si tarzan dhe me kalu zortin edhe ditën dhe të mbesin punët pezull. Sikur që pranoi lideri i BDI-së se e kanë bë edhe atë punën e fshierjes së shqiptarve me kategoritë resident joresident e që Gjykata Kushtetuese shkaku i zorteve tjera ua hoqi. Pra edhe nga këto dy propozim ligjet e djeshme e edhe nga ligji për përfaqësim adekuat ne po shohim se VLEN-i për dallim nga BDI është duke i bë punët më tamam. Të urojmë ti kryejnë sa më shpejtë dhe njerëzit mos kenë kësi mundime dhe vështirësi.