Nga koalicioni VLEN i janë përgjigjur akuzave të BDI-së, të cilët, sot kanë deklaruar se anëtar partiak të VLEN-it, po propozohen për anëtarë të këshillit të prokurorëve.
Nga VLEN, deklarojnë se qytetari shqiptar ka memorie dhe kujton rastet kur Gjykatësit dhe Prokurorët u emëronin me biseda telefonike ku dëgjoheshin Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Blerim Qoseto Bexheti teksa thonin se “Pa një prokurorë shqiptarë më pak nuk shkohet në xhenet”.
“Më të freskëta janë rastet si ai Ixhet Memetit, i cili vet tha se ka marrë ryshfet dhe pranoi fajësinë e tij. Vazhdojmë tutje, zgjedhja e Islam Abazit nga Zajazi për kryeprokuror për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte bërë kryekëput për të instaluar ndikimin politik në këtë Prokurori. Edhe pse ata e mohonin, fotografitë janë dëshmi që pohojnë se Abazi kishte rrëshqitur nga konaku i Ali Ahmetit drejt në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit.
Gjithashtu populli nuk e ka harruar as Talat Xhaferin, kur djalin e tij – Barlet Xhaferi, e kishte qerasur me pozitën e prokurorit ende pa diplomuar. Prandaj, edhe nuk është e rastësishme ulja e besimit në sistemin gjyqësor në shifra alarmante, e kjo ka ndodhur pikërisht kur pjesë e pandashme e pushtetit ndër vite ka qenë BDI”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Sipas tyre, për 10 vjet rresht Maqedonia e Veriut, ka marrë nota negative nga Bashkimi Evropian në raport me reformat në gjyqësor dhe këtë VLEN në periudhën e ardhshme nuk do ta lejoj.
“Këshilli i prokurorëve publikë, është pjesë e rëndësishme e sistemit gjyqësorë dhe drejtësisë, për të cilin në mënyrë aktive VLEN kërkon zgjidhje reformiste, që i njëjti të jetë i pavarur dhe t’i plotësojë vlerat themelore të Kushtetutës.
VLEN do ta rikthejë besimin në gjyqësor dhe do t’i heq prangat e BDI-së nga gjykatësit dhe prokurorët”, qëndron mes tjerash në komunikatën e VLEN-it.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Kamerat e “Safe City” po instalohen edhe në Veles, sistemi duhet të fillojë të funksionojë në fund të korrikut
- Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…
- Rrahje në një shkollë në Tetovë: Sulmohet fizikisht 13-vjeçarja nga katër nxënëse
- Stoilkovski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Arrestohet shtetasi turk në Tiranë, u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm! Zbulohet shuma e parave që u merrte
- Gjashtë vjet anëtare e NATO-s: Maqedonia e Veriut kontribuon aktivisht për paqen dhe sigurinë
- Në prill do të rriten pagat në shëndetësi
- Kriza energjetike: Çfarë masash propozojnë ekspertët në Maqedoninë e Veriut


