Koalicioni VLEN e ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe Shoqatës së Komunave – Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Zëdhënësi i koalicionit, Fari Iseni, tha se ky Memorandum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të decentralizimit dhe zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale. Sipas VLEN, kjo do të ndihmojë në adresimin e nevojave reale të komunave dhe në përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në menaxhimin e resurseve publike. Një element kyç i Memorandumit, sipas tyre është angazhimi për sigurimin e më shumë fondeve buxhetore për komunat, të bazuara në të ardhurat nga taksat dhe TVSH-ja.
“Koalicioni VLEN është mbështetës i fuqishëm i procesit të decentralizimit, duke e parë atë si një nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës. Ne besojmë se decentralizimi i thellë dhe efektiv është çelësi për forcimin e demokracisë lokale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Memorandumi, i cili paraqet një angazhim të përbashkët për transferimin e kompetencave dhe resurseve më të mëdha në nivelet lokale të qeverisjes, është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë për arritjen e këtij qëllimi”, shtoi Fari Iseni, zëdhënës i koalicionit VLEN.
Data 13.04.2026
Aktuale
- Rritja e rasteve të HIV-AIDS në Kosovë: Një alarm për vetëdijen shëndetësore
- Humbja e Orbanit si paralajmërim për Maqedoninë
- Familja Shukriu nga Likova vazhdon të përballet me rrezik serioz për shkak të çarjes së tokës
- FOTO+VIDEO/ SPAK dhe BKH “shtrijnë urën” mbi rrugë! Struktura e re që po ndërtohet mes dy institucioneve
- Privohet nga liria kontrabandisti i emigrantëve pranë VK Bllacë e Poshtme, gjenden katër persona nga India
- Shkollat Fillore të Pollogut po mbesin pa nxënës
- Masa të reja për karburantet, Qeveria diskuton nesër në seancë
- Papa Leoni i është përgjigjur Trumpit: Nuk kam frikë, misioni im është paqja


