BDI sërish e ka lëshuar filmin e vjetër të shpifjeve, sepse e vërteta i dhemb shumë. Populli thotë: ku të dhemb dhëmbi, aty shkon gjuha. BDI-së i pengon Izet Mexhiti, sepse ai, së bashku me popullin, i dërgoi në histori dhe e theu monopolin e tyre 20-vjeçar të shantazheve.
Le ta mbajnë mend mirë: Izet Mexhiti nuk është produkt i intrigave nëpër zyre dhe përkëdheljeve nga Ali Ahmeti. Ai e merr legjitimitetin e tij drejtpërdrejt nga zëri i shqiptarëve, nga terreni dhe nga çdo mëhallë në Çair, si dhe në mbarë vendin. Ndërsa Izet Mexhiti është mes popullit të vet, punon në projekte dhe udhëheq politika kombëtare, klika e BDI-së – Bujar Osmani, Blerim Bexheti dhe Arbër Ademi, ëndërrojnë rikthimin e kaosit nga e cila përfituan më së shumti.
BDI është simbol i së kaluarës, i Mijallkovit si “partner i artë” dhe i Budapestit si adresë shpëtimi. VLEN është forca e ndryshimit që më 9 maj bashkohet në një fortesë çeliku për t’i dhënë fund modelit të vjetruar politik të Ahmetit. Më 9 maj, përgjigjja do të jetë përfundimtare. Koha e pandëshkueshmërisë për “të paprekshmit”, shërbëtorë të Mijallkovit, ka marrë fund.


