Me krenari e mburrje ndajmë lajmin e mirë se është themeluar grupi i përbashkët punues mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për projektin strategjik të ndërtimit të rrugës Tetovë–Prizren! Ky është një projekt që prej vitesh ka qenë ëndërr për qytetarët tanë dhe tani po e kthejmë në realitet me hapa konkretë. Me formimin e këtij grupi, nisim një fazë të re atë të veprimit dhe angazhimit! Përmes këtij projekti do të lidhim dy qytete historike dhe do lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve.
Pjesë e këtij grupi punës nga koalicioni VLEN është zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila do të mbikëqyrë dhe shtynë përpara të gjitha procedurat e nevojshme, me qëllim që ky projekt të fillojë sa më shpejt dhe të ecë me ritëm të pandalshëm. Ne jemi në veprim për ndryshim! Jo për premtime, por për rezultate të prekshme. Sepse qytetarët meritojnë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, dhe kjo rrugë është një ndër më të rëndësishmet.
Emrat e anëtarëve të grupit janë tashmë të përzgjedhur nga të dyja palët dhe puna do të nis me përkushtimin më të lartë profesional. Në vijim pritet koordinim i ngushtë dhe hapa të shpejtë drejt fazës së projektimit dhe më pas zbatimit në terren.
Dëshmi e seriozitetit të punës sonë është edhe dokumenti formal i nënshkruar, ku janë emëruar anëtarët e grupit punues. Buxheti për fazën e projektimit të tunelit, tashmë është i ndarë në buxhetin vjetor të shtetit tonë, gjë që garanton stabilitetin financiar dhe vullnetin për ta çuar këtë projekt deri në fund.
Se VLEN na bashkon qëllimi dhe vizioni. Si qytetarë na bashkojnë rrugë. Rruga Tetovë–Prizren do të bëhet realitet!
Data 14.11.2026
Aktuale
- Rubio kritikon ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare, shoqërohet me duartrokitjet e juristëve
- Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit
- Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit
- Ademi: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi rrugën “Alta Bankës” për hyrje në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut
- Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit
- Spiropali ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën dhe shënjestron Ballukun: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
- Humb jetën 46-vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës
- Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente



