Nga koalicioni VLEN ka njoftuar se sot është mbledhur Trupi Koordinues politik i tyre i përbërë nga përfaqësues të koalicionit.
Sipas njoftimit nga VLEN, ky organ ekzekutiv është rezultat i vullnetit të fortë politik mes liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN për integrim gradual të brendshëm me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimin e përbashkët politik të sinkronizuar.
“Ne dëgjojmë kërkesat dhe pritshmëritë e votuesve. Vullneti i tyre është që VLEN të bëhet simbol i bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Andaj ju njoftojmë se hapi i radhës është promovimi i Komisionit të koalicionit për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, pastaj Qendra e përbashkët për komunikim me publikun dhe emërimin e një zëdhënësi të koalicionit. VLEN po rritet në një faktor politik që punon ekskluzivisht në interes të një të ardhmeje të sigurt për shqiptarët. Ky proces ka nisur dhe nuk ka të ndalur. Synimi ynë është që VLEN të rritet në një lëvizje politike rajonale që do të fokusohet në adresimin e nevojave të shqiptarëve duke zbatuar hapa real politik”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Data 08.04.2026
Aktuale
- Vjedhje e rëndë në xhaminë e fshatit Saraqinë, merren paratë e donacioneve
- Gruaja nga Shkupi thyen inventarin e një lokali në Gostivar, përfundon në pranga
- Publikohen çmimet e reja të naftes, ja sa ka arritur sot një litër naftë
- GJKKO caktoi datën për seancën e parë të gjykimit në themel, reagon Ilir Meta: Do jem i pranishëm! Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri e ka selinë…
- “Eurostat”-i për 2025, Maqedonia ndër vendet me standard më të ulët jetese krahasuar me BE-në
- Fillon rikonstruimi dhe modernizimi i Sallës universale
- Fati i Arben Fetaut në qeveri, pas kongresit të VLEN në maj! Aliu: Nënkryetare në VLEN do të jetë Mimoza Musa
- NP “Higjiena Komunale” Shkup: Gjatë marsit janë larguar 2 315 metra kub mbeturina nga deponitë e egra


